Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka prezantuar projektin e radhës i cili është zgjerim i rrugës “Hamdi Kurteshti” shkruan Radio Star.
Më tutje Hyseni ka treguar se ky projekt ka shiftën 2.4 milionë euro dhe punimet do të fillojn pasi të përmisohen kushtet atmosferike.
Shkrimi i plotë:
7 javë – 7 projekte
Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” – 2.4 milionë euro
Tashmë e kontraktuar. Punimet do të rifillojnë sapo të krijohen kushtet atmosferike.
Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.
– Rrugë katër korsi;
– Trotuar në dy anët e rrugës;
– Shteg për biçikleta;
– Infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore).
Bashkë me Kryeministrin Kurti me 1 dhjetor 2023, kemi vënë gurthemelin e këtij projekti. Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!
#pergjilaninqeduam
#perkembesoret
#përbiçikleta