Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviq, deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet.
Sanduloviq paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën qe e ka përjetuar.
Sanduloviq, i cili është në përkujdesje në shtëpi pas lirimit nga paraburgimi, tha se i është nënshtruar dhunës disaorëshe nga pjesëtarët e BIA-s. Si pasojë, ai ka tani lëndime të rënda trupore.
BIA dhe prokuroria mohuan se Sanduloviq i është nënshtruar torturës.
Ai akuzohet “për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
Kjo pasi në rrjetet sociale, Sanduloviq njoftoi se ka kërkuar falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka vendosur lule në varret e familjes Jashari në Prekaz. /Rtk