Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka pritur në takim alpinisten gjilanase Uta Ibrahimi shkruan Radio Star.
Hyseni tregon se gjatë këtij takimi me Uta Ibrahimin, është diskutuar promovimi i alpinizmit në Komunë e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Uta Ibrahimi, Utalaya e Gjilanit dhe Kosovës, është alpinistja e parë në Ballkan që ka bërë ngjitjen në 11 nga 14 majat më të larta në botë. 🧗🤩
Sot, diskutuam me Utën për bashkëpunimin dhe promovimin e alpinizmit në Komunën e Gjilanit, duke e cilësuar si një mundësi të mirë për të promovuar turizmin malor. 🏔️
#perTurizmin