“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë aksionit të largimit të billbordeve ilegale me simbole serbe në Zveçan.
Ai ka thënë se këto imazhe të diktatorëve e të agresorëve serbë nuk janë të pranueshme në Kosovë.
“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, u shpreh Sveçla në një video të postuar në Facebook, ku shihet se me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sveçla ka thënë se Kosova është shtet i përcaktuar për vlerat demokratike dhe si institucione janë të përkushtuar që të mbizotërojnë ligji e rregulli në tërë territorin. /Zëri