Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka pritur në takim Ministrin Hajrullah Çekun shkruan Radio Star.
Më tutje Hyseni thotë se në këtë takim është diskutuar për stadiumin e qytetit dhe procedurat që po zhvillohen.
Shkrimi i plotë:
Kisha nderim të mirëpres në vizitë sot ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku.
E njoftova ministrin për punën dhe angazhimin tonë, për projektet e përbashkëta dhe ato në proces. Diskutim i veçantë për stadiumin e qytetit dhe procedurën që po zhvillohet.
Vizituam bashkë fshatin Demiraj, ku po finalizohen detajet e fundit në parkun e fshatit me teren sportiv dhe hapësira rekreative.
Falënderues për përkrahjen e qeverisë së Kosovës e veçanërisht të MKRS.