Partia Socialdemokrate ka zgjedhur organet e reja drejtuese dhe kryetarin edhe për një mandat.
Në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie i mbajtur të dielën, Dardan Molliqaj është rizgjedhur në krye të PSD-së edhe për 4 vjet. Ai mori 123 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime.
“Kuvendi zgjedhor i Partisë Socialdemokrate i mbajtur sot, me 28.01.2024 zgjodhi organet drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme. Me shumicë votash, u zgodh Këshilli Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë, Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj me 123 vota pro, 1 votë kundër dhe 4 abstenime. Gjithashtu u bën disa plotësime dhe ndryshime statusore”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
Nga kjo parti kanë thënë se përballë pushtetit autoritar dhe popullit do të qëndrojnë në vlerat e tyre progresive.
“PSD angazhohet për liri, barazi, mirëqenie dhe qytetari aktive. Përballë pushtetit autoritar dhe populist, ne qëndrojmë të palëkundur në vlerat tona progresive. Ashtu siç jemi angazhuar deri më sot, edhe në të ardhmen PSD-ja do të jetë kundërshtare e pakompromis ndaj këtij pushteti”, thuhet tutje.