Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.
Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke theksuar se kanë marrëveshje vetëm me avokatin Luka Misetiq, dhe se me ata të lartpërmendur obligim financiar ka vetëm Thaçi.
“Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, thuhet në reagimin në “Facebook”.