Në pragë të manifestimit “Flaka e Janarit”, sot është mbajtur “Pena e Flakës”, ku është shpallur edhe poezia më e mirë.
Sot është edhe “Gala Mbrëmja”, e cila shënon përmbylljen e “Flakës së Janarit 2024”, në Gjilan po qëndron shkrimtari Ismail Kadare, i cili u prit nga Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Hyseni ka thënë se Kadare, sot në Gala Mbrëmje, do të jetë i pranishëm si mysafir nderi.
Shkrimi i plotë:
Ismail Kadare mysafir nderi në Gala Mbrëmje me rastin e përmbylljes së Flakës së Janarit 2024.
Në nderim të dëshmorëve, përmes artit e kulturës, duke kujtuar të kaluarën që të ndërtojmë të ardhmen.