Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar lidhur me aksionin e sotëm të policisë, ku u bastis një objekt në Prishtinë, nën dyshimin se aty janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
Sveçla ka thënë se kryerja një veprimtari në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës paraqet rrezik për sigurinë e vendit.
“Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.
Më tej Sveçla ka theksuar se ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria.