Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, tashmë nuk janë pjesë e FC Dritës, pasi ata janë transferuar tek skuadra nga Ukraina shkruan Radio Star.
FC Drita përmes një komunikate në ‘Facebook’, ka falenderuar dy lojtarët për kontributin e tyre të dhënë në skuadër.
Komunikata e plotë:
Suksese në klubin e ri Dini e Muli
Dyshja jonë Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari karrierën e tyre do ta vazhdojnë në kampionatin Ukrainas te ekipi LNZ Cherkasy.
Marrëveshja për transferimin e lojtarëve është arritur mes dy klubeve pas shumë negociatave dhe tani Dini dhe Muli do të jenë pjesë e ekipit nga Ukraina.
Klubi jonë FC DRITA ju dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierë dyshes tonë.
Paqi fat Dini&Muli