Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se liberalizimi i vizave është vetëm një hap drejt rrugëtimit tonë të pakthyeshëm drejt Bashkimit Evropian.
Ai këto komente i bëri në një atmosferë festive ku është shënuar liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës .
“Në mesin e shumë miqve e pranishme ishte edhe Ministrja për Evropë dhe Klimë, Anna Lührmann, deputetë të ndryshëm të Bundestagut, përfaqësues të institucioneve gjermane, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile e miq gjermanë. Falënderues dhe mirënjohës përkrahjes së vazhdueshme gjermane ndaj Republikës sonë”, tha ai./rtk