Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, përmes një shkrimi në “X” e ka mbështetur reagimin e Bashkimit Evropian në lidhje me mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së.
Ai në shkrimin e tij tha se dialogu është vendi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.
“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është forumi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde.