Kryetati i Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e ri i cili është qarkorja e re shkruan Radio Star.
Më tutje Hyseni ka treguar se shpronësimi dhe rindërtimi i qarkorës ekzistuese do të kushtojë 2.7 milionë euro, kurse shpronësimi dhe ndërtimi i qarkorës së re do të kushtojë 27 milionë euro.
Shkrimi i plotë:
7 javë – 7 projekte
1. Shpronësimi dhe rindërtimi i qarkores ekzistuese – 2.7mil€
2. Shpronësimi dhe ndërtimi i qarkores së re – 27mil€
MMPHI do të paguajë shpronësimin e qarkores së vjetër.
Padrejtësia çerekshekullore do të marrë fund për rreth 230 familje!
2.7mil € nga komuna për:
– Riasfaltim të qarkores së vjetër;
– Trotuar e shteg të biçikletave në dy anët e rrugës;
– Ndriçim publik e kanalizim atmosferik.
Nga 5 lote gjithsej dhe 27mil € vlerë, në 2024 do të ndërtohet:
– Lot 5 me vlerë rreth 6mil €, financuar nga MMPHI;
– Lot 4 me vlerë rreth 3mil €, financuar nga komuna.
Investime që sjellin zhvillim!
Mbështetje qytetare e kthyer në vëmendje institucionale!
#pergjilaninqeduam
#perzhvillim
#peranamoraven