Me ligjëratë informuese, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit, në ngjarjen në të cilën mori pjesë në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku e drejtoresha për Shëndetësi, Doruntinë Hasani.
Nënkryetarja Morina – Bunjaku tha se kjo ngjarje ka për qëllim të tërheq vëmendjen në zbulimin, trajtimin si dhe në parandalimin e sëmundjes.
“Ekspertët thone se njerëzit mund të risin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, ushtrojnë çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pine sasi te kontrolluar te alkooli. Për këtë ligjëratë informuese i falenderuam mantelbardhët e në veçanti dr. Kamberin, dr. Bislimin si dhe dr. Sadikun, për kontribut të vazhdueshëm në mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë nënkryetarja e Gjilanit.
Ajo ka shtuar se përveç ofrimit të shërbimit falas për shërbimin e kontrollës me mamograf, tani edhe shërbimi tjetër po ashtu falas i Pap Testit po realizohet, në QKMF.
“Shpresojmë se përmes shtimit të vahdueshëm të shërbimeve, qytetarët tanë do të kenë mundësinë e parandalimit të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse. Ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe mirëqenia e qytetarëve prioritet i prioriteteve tona”, ka theksuar nënkryetarja Morina – Bunjaku.