Kryeministri i Kosovës, ka thënë se me lansimin e thirrjes për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investim në sisteme të energjisë së ripërtërishme, po fuqizohen bizneset dhe familjet.
Ai në fjalimin e tij në ceremoninë hapëse tha se me këtë ulet barra edhe për sistemin energjetik në Kosovë
“Sot po lansojmë masat më të reja të subvencionit për sektorin e energjisë për bizneset dhe familjet të cilat dëshirojnë të bëhet vet konsumatorë dhe të prodhojnë një pjesë të energjisë që ata e përdorin nëpërmjet energjisë së pastër të diellit. Në këtë mënyrë jo vetëm që ulim barrën për sistemin tonë po edhe i fuqizojmë familjet dhe bizneset për të bërë zgjidhe të qëndrueshme dhe të përballueshme”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij, përcjell teve1.info.
Kryeministri ka përmendur dhe disa masa tjera që ka bërë Qeveria në subvencionimin e energjisë për familje dhe biznese.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se me lansimin e këtyre masave do të ulen shpenzimet e energjisë.
Përfitimet që qytetarët, bizneset e vendi ynë kanë nga investime të tilla janë të shumëfishta, duke filluar nga efiqienca e energjisë, ulja e ndotjes e faturat e energjisë”, tha ajo.
Përmes këtij investimi në sistemin e energjisë së ripërtërishme mundësohet investimet në sistemin fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).