Me asistencën e Policisë së Kosovës, sot në hyrje të ndërtesës së komunës në Zubin Potok është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.
Kjo tabelë është vendosur në vendin ku dikur ishte shkruar në cirilik emri i komunës.
Shkronjat cirilike u zhdukën nga komuna vitin e kaluar, ndërsa Policia e Kosovës në atë kohë deklaroi se ato “i kishte marrë era”.
Në objektet e Qendrës për Punë Sociale dhe Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok, ditë më parë gjithashtu janë vendosur tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.