Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij përmbyllëse në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ka përsëritur qëndrimin se rregullorja e BQK-së nuk është kundër qytetarëve serbë.
Por, ai ka thënë se valuta e vetme e vlefshme për pagesë është euro.
“Dinari nuk është ndal në Kosovë, qytetarët serbë mund t’i mbajnë ato, por vetëm euro është mjet pagese. Kemi ndarë ndihma, subvencione dhe asnjë qytetarë serbë nuk i ka refuzuar ato”, tha Kurti, përcjell teve1.info.
Ai tha se nuk është kundër serbëve të Kosovës, sepse ka miq nga ta, duke theksuar se do të flas me serbët e Kosovës edhe në gjuhën serbe, që ata ta kuptojnë më mirë vendimin.
“Do të bëjë më shumë komunikim me qytetarët do të flas edhe në serbisht që të më kuptojnë më mirë, sepse ne qe kemi të shtypur e dimë serbishten”, tha Kurti.