Gjatë ditës është raportuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup ka pasur një plan për atentat ndaj tij.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase, shkruan Euronews.
Ndërsa kryeministri Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.
“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha ai.