Në Kuvendin e Kosovës, deputeti gjilanas, Luan Aliu, gjatë seancës ai ka pyetur Ministrin Hajrullah Çekun, se çfarë po ndodh me punimet në Stadiumin Ndihmës, i cili i përketë skuadrës së SC Gjilanit shkruan Radio Star
Më tutje Aliu ka thënë se të gjithë e dimë se ky projekt ka filluar në vitin 2020 dhe ende nuk është afër përfundimit, punë-kryesi kishte hasur në disa probleme por me ndihmën Komunës së Gjilanit, qto janë tejkaluarë.
Pyetja e deputetit Luan Aliut, drejtuar Ministrit të MKRS-së:
I nderuar ministër Hajrullah Çeku, pyetja ime ka të bëjë me projektin e ndërtimit të stadiumit ndihmës në Gjilan, i cili i takon klubit futbollistik “Gjilani”. Të gjithë e dimë se në vitin 2020 është vënë gur-themeli i punimeve por si projekt ende nuk është afër përfundimit, jemi të vetëdijshëm për disa probleme që punë-kryerësit kanë hasur gjatë punimeve por falë komunës së Gjilanit ato janë tejkaluar, komuna ka kryer largimin e tensionit të lartë të rrymës si dhe ka kryer punën e vrazhdë të zhveshtoreve, por si duket punët e vetme që janë kryer janë këto. Prandaj punimet në këtë stadium ndihmës duhet të fillojnë sa më parë, sepse është e domosdoshme për të mos thënë urgjente që klubi i futbollit “Gjilani” të filloj stërvitjet aty, e meriton që edhe ky klub të ketë fushën e vet por mbi të gjitha ky stadium u mundëson të rinjëve tanë që të shkollohen e stërviten.
I nderuari ministër pyetja ime është kjo:
➡️ Kur pritet të ri-fillojnë punimet dhe kur pritet të përfundojnë ato❓❗️
⤵️Përgjigjien e ministrit mund ta ndëgjoni në videon e mëposhtme.