Instituti (GAP) përmes një grafike ka treguar numrin total të lejeve të punës të lëshuara nga Kosova për shtetasit e huaj në vitin 2023, që në total janë 3 mijë e 646 leje.
Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia.
Nga Turqia në vitin 2023, numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004.
Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar punë. Në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona.
Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune.
Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona.
Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona.
Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë.