Një shtetase e huaj pasditen e sotme është gjetur pa shenja jete në Brezovicë nga Shoqata e Kërkimit dhe Shpëtimit.
Rastin tashmë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka deklaruar Veseli