Rivaliteti ndërmjet Gjilanit dhe Dritës është ‘shkrirë’ pas daljes kampion të ekipit bardh e kaltër.
Kjo për faktin se Gjilani ka uruar rivalin e qytetit për suksesin e arritur, teksa i ka dëshiruar sukses edhe në garat evropiane, transmeton Gazetasheshi.com.
“Kryesia e SC Gjilani ia uron titullin Kampion FC Dritës dhe i uron suksese në garat Europiane”, ka uruar Gjilani.