Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ai këtë e ka theksuar se në takimin që ka zhvilluar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombëtare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka thënë se për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.
Për takimin me Haradinajn ka shkruar edhe Szunyog në platformën X.
Ai ka thënë se me kreun e AAK-së kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe në për rolin e opozitës në nxitjen e stabilitetit, progresit dhe demokracisë.