Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës, foli për situatën dhe për qeverisjen në vend, si dhe për deklaratën e ndihmës-sekretari i Shtetit, James O’Brien. Ai tha se kemi një diskrepancë totale në mes të Administratës së SHBA-së dhe veprimeve të Qeverisë së Kosovës, sa i përket koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.
Ai shtoi se kjo deklaratë vjen pas një serie të një veprimi konstant e të befasishëm ndaj atyre që kanë interesin dhe kontributin për të mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kosova nuk mund që, në të njëjtën kohë, të jetë e përcaktuar për integrime euroatlantike dhe, në të njëjtën kohë, të përplaset me partnerin kryesor që do të na mundësonte sidomos në anëtarësimin në NATO”, deklaroi Abazi në “Lajmet e fundit” në RTK.
Sipas tij, interesi i shteti të Kosovës nuk është te popullizmi, por te parametrat përmbajtësorë të interesave strategjike që ka shteti ynë me shtetet, të cilat janë garantues të integritetit territorial, por edhe të sigurisë në Ballkan.
Tutje, Abazi tha se veprimet e Qeverisë Kurti, në shikim të parë, mund të duken të drejta, por që, sipas tij, do të duhej të ishin të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.