Komuna e Gjilanit, përmes një aksioni të nisur ka pastruat shtretët e lumenjëve në dy fshatra atë Breslacit dhe Mireshit shkruan Radio Star.
Kryetari Aban Hyseni, ka thënë se për dy vite me rradhë me pastrimet e lumenjëve janë parandaluar vërshimet me masat që janë marrë.
Postimi i kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni:
Pastrimi i shtretërve të lumenjëve po vazhdon, tani edhe në Bresalc dhe Miresh!
Për dy vite me rradhë, kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke parë nevojën e madhe për pastrim dhe zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht.
Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”. Kjo gjendje tashmë është sanuar!
#përgjilaninqeduam
#përambientin
#përsigurinë