Në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll, nesër (e premte) do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së njëzet, ku dy ekipet gjilanase i pret një punë e vështirë.
Kështu SC Gjilani, që në xhiron e kaluar barazoi si mysafir i Fushë Kosovës, këtë javë do të pres Prishtinën. Gjilani është në pozitën që dërgon në barazh, andaj për të shumë domethënës është një rezultat pozitiv ndaj Prishtinës që po lufton për kreun e tabelës.
Kjo ndeshje luhet në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan dhe nis në ora 13.
Të premten do të luajë edhe FC Drita, e cila në javën e kaluar pësoi humbje në fushë të vet nga Llapi i Podujevës. Bardh e kaltrit do të udhëtojnë vetëm për fitore në Stadiumin “Përparim Thaçi”, derisa edhe Liria, që assesi nuk po këndellët, nesër e ka rastin e fundit që të bëjë diç më tepër.
Edhe kjo ndeshje fillon në ora 13:00./kryelajmi.com/.