Gjilani dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe kjo pjesë u mbyll pa gola.
Kurse pjesa e dyte ishte krejt ndryshe, u shënuan dy gola një për Gjilanin dhe një për Prishtinën, të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Senad Jarovic (51’), i cili shënoi nga afërsia për 1-0, ndërsa Ardian Limani (83’) me një gol të bukur vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi Gjilani, nuk lëviz nga pozita e tetë dhe tani ka 20 pikë, në xhiron e radhës do të takohet me Feronikelin’74.