Sot janë zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
FC Drita ka shënuar fitoren e parë në stinorin e ri pranveror ndaj Lirisë së Prizerenit, me rezultat minimal 0 me 1.
Golin e vetëm për skuadrën gjilanase e shënoi Blerim Krasniqi, në minutën e 52-të dhe me ketë gol përfundoi ndeshja në Prizeren.
Pas kësaj fitore skuadra e Zekirija Ramadanit, ka grumbulluar 37 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë./radiostar/