Kryeministri Albin Kurti ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video që shpërfaq shkurt historinë e Kosovës.
“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti në prag të Ditës së Pavarësisë.
Ndryshe, nesër Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës.