Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës në selinë e saj.
Shtëpia e futbollit kosovar ua ka bërë edhe një herë “bllok” mediave duke mos i lënë të futen në Kuvend përfaqësuesit e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë pasi as vitin e kaluar s’ishin lejuar gazetarët të futeshin në sallën ku ishte mbajtur Kuvendi.
FFK-ja, e ka transmetuar Kuvendin e Rregullt të Punës në kanalin zyrtar të saj në Youtube, të cilin e sheh si të mjaftueshëm për informimin e mediave duke i injoruar këto të fundit të jenë fizikisht prezente në Kuvend.