Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, përmes një komunikate ka numëruar disa probleme në QKMF-në “Nagip Rexhepi” shkruan Radio Star.
Në këtë komunikatë thuhet se se kjo Qendër ka jashtë funskionit ashensorin, personat me aftësi të kufizuara nuk mund të marrin shërbimet shëndetsore.
Komunikata e plotë:
Shëndetësia në gjumë❗️
🔴 Karroca fëmijësh e persona me aftësi të kufizuar pa qasje në shërbime shëndetësore!
Objekti i ri i Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare (QKMF), investim milionësh, por jo funksional në shumë aspekte.
Të nderuar qytetarë, pothuajse në çdo sferë e shërbim të komunës ne çdo ditë pranojmë ankesat tuaja, e sot kemi vendosur t’i publikojmë këto imazhe, për t’i adresuar edhe njëherë kërkesat, e për të rikthyer vëmendjen aty ku duhet, ku është e nevojshme e kërkohet intervenim urgjent.
Anipse edhe në bashkëqeverisjen tonë, vazhdimisht jemi përballur me të tilla probleme e mosfunksionime, ato janë riparuar përherë e kanë vazhduar të funksionojnë.
🔴 Por, aktualisht jo!
Tash e sa muaj ashensorët janë jashtë funksionimit, si pasojë e mungesës së interesimit, gatishmërisë e mos punës, nga i pari tek i fundit!
Zhgënjyese, irrituese e dhimbshme!
🔴Ju të gjithë bashkë, thirrni mendjes, gjallërohuni, sepse kështu nuk shkon!
Kujtojmë që në kohën kur kjo drejtori udhëheqej nga PDK, ka pasur gatishmëri për punë, vëmendje e zgjidhje problemesh.
Investimet e shumta e mundi i skajshëm për ta funksionalizuar këtë objekt, e për ta bërë të qasshëm për çdo kategori nuk duam dhe as nuk dëshirojmë të shkojnë huq!
Të gjithë ne meritojmë shëndetësi funksionale!