Gjilani është një nga pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë.
Kështu konstaton Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i cili funksionon bashkë me UNDP, dhe ky rezultat erdhi duke u bazuar në treguesit e jetëgjatësisë, arsimit dhe të ardhurave për kokë banori, shkruan Infosot.
Pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas këtij indeksi janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722) është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.
Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989).
Pas Rajonit juglindor në vend, rajoni i dytë më i pazhvilluar nga Evropa gjendet në Bullgari – Rajoni veriperëndimor me 0.739, pas çka vijojnë Rajoni qendror (Moldavia) dhe Rajoni Verilindor (Maqedonia e Veriut) me nga 0.742 dhe Gjilani (Kosovë) me indeks 0.743.
Edhe krahas pozicionit të tillë në Evropë, këto rajone kanë notë të lartë, veçanërisht në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Ndërsa, në përgjithësi Evropa është kontinenti më i zhvilluar në botë, kutë gjitha rajonet kanë ose indeks të lartë ose indeks shumë të lartë.
Rajonet më të zhvilluara të Evropës gjenden në Zvicër – Cyrih (0.989), Norvegji – Oslo (0.990), Britani e Madhe – Londër (0.973), Gjermani – Hamburg (0.972) dhe Suedi – Stokholm (0.972)./Infosot