Skuadra gjilanase ka arritur të rrëmbejë një pikë në udhëtim ndaj Ballkanit në Suharekë shkruan Radio Star.
Fati nuk ishte në anën e Gjilanit, pasi në pjesën e dytë kishte disa raste të mira shënimi, në këtë ndeshje vlenë të theksohet paraqitja fantastike e portjerit Aridon Bllaca, i cili bëri disa pritje në fund të ndeshjës dhe ishte më meritori për këtë barazim.
Në epërsi Ballkani kaloi e para në pjesë e parë, ishte kapiteni Edvin Kuç, ai që shënoi në minutën e 19-të për 1:0, Gjilani barazoi rezultatin nga penalltia, të cilën e shkaktoi portieri Damir Lulanoviq në minutën e 45-të, nga pika e bardhë, i saktë ishte Elvedin Heriq që barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit.
1 me 1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, Ballkani gjendet në vendin e parë me 45 pikë, por që kjo pozitë i rrezikohet nga Llapi nëse ajo shënon fitore rrëmben këtë pozitë, kurse Gjilani tani ka 22 pikë dhe gjendet në pozitën e 8./radiostar/