Në Samitin në Londër ku po merr pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një përplasje me homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, pasi kjo e fundit e iu drejtua vendit tonë si “Kosova e Metohija”, shkruan Reporteri.net.
“Serbia po ndryshon, dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e përdori këtë term, mendoj që Serbia nuk përfshin statistikat e krahinës autonome të Kosovës e Metohijës që natyrisht ne e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, tash po flasim për ekonomi, dhe është me rëdndësi për mua të flasim veç për ekonomi, tha Bërnabiq në Samitin në Londër.
Pas kryeministres serbe, foli kryeministri Kurti i cili pati edhe një përgjigje për kryeministren Bërnabiq, duke thënë se vendi i tij quhet Republika e Kosovës e jo ashtu siç iu referua ajo.
Tutje Kryeministri Kurti tha se aty është për ekonomi, se po të ishte ndryshe përveç Serbia, ai tha se do duhej të thoshte, Vojvodina, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës etj.
“Pikë së pari, partneri jonë kyç është Bashkësia Evropian dhe dëshirojmë ta fuqizojmë këtë bashkëpunim. Tre nga vendet fqinje na njohin, por jo ende Serbia. Nuk kemi lidhje me federatën ruse, dëshirojmë që Ukraina të fitojë në këtë luftë, sa më shpejt të jetë e mundur, Ukraina të dal fituese. Na duhet që bota dhe evropa demokratike ta shohin të mposhtur Kremlinin dhe Putinin. Kemi diçka import me Kinën, mirëpo bashkëpunojmë më shumë me Evropën. Vendi im quhet Republika e Kosovës jo si është referuar këtu Kosova e Metohija. Po të shkoja kësaj rruge, do merrja shumë kohë, sepse perveç Serbia do duhej të thosha Serbia, Vojvodina dhe Sanxhjaku dhe Toplica dhe Rashka, Lugina e Preshevës, Krahina e Demakut, më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti tha sot në Samitin në Londër Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve për vitet 24/25 e poashtu theksoi se ka përparime në rendin e ligjin.
“Në këto tri vitet e fundit kemi pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik, stabilitet inst. qe na ka ndihmuar shumë për të luftuar me sukses rreziqet për sigurinë, e poashtu të adresojmë edhe ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale. Kosova udheheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve për vitet 2024-2025, kemi poashtu edhe përparime në rendin e ligjin dhe drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale dhe jemi në zemër të lidhjes mes Evropës, Lindjes Mesme dhe Afrikës”, tha Kurti në Samitin në Londër ku po marrin pjesë 6 kryeministra të vendeve të Ballkanit.
I pari i Qeverisë tha se Kosova është e dedikuar në rend dhe ligj dhe luftën kundër korrupsionit në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike e poashtu edhe ato të biznesit.
“Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare 31 vjeçare dhe ekonomi tregu të hapur që krijon ambient të mirë për biznese. Jemi të vendosur për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11 në një rangim, duke lënë prapa të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe një anëtare të BE-së. Në këto tri vite kemi dyfishuar eksportet ashtu edhe investimet e drejtëperdrejta të huaja, na duhen më shumë të tillë, mirëpo jemi në vend të mirë. Jemi të dedikuar rendin dhe ligjin dhe luftën kundër korrupsionit, në vijë me Amerikën, Anglinë si në vlerat politike edhe ashtu të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që ka mbushur tani 2 vite”./Reporteri.net/