Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet të jetë i përfshirë në 10 raste të rënda të vjedhjeve.Se ka kryer veprën e tillë, e ka pranuar edhe vetë i dyshuari gjatë intervistimit.Pas kësaj me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.“VJEDHJE E RËNDË Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.02.2024 – 01:15. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për përfshirje në shumë raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në qytetin e Gjilanit.
I dyshuari gjatë intervistimit në prani të avokatit ka pranuar se ka qenë i përfshirë në 10 raste të vjedhjeve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.