Sikurse në Komunat tjera të Kosoves edhe në Gjilan nga data 26.02.2024, kemi filluar vaksinimin me “HPV” vaksinë kundër Human Papilloma Virusit të vajzave në klase të gjashta, vaksinë kjo, e re në kuader të kalendarit të rregullt obligativ të vaksinimit.
Vaksinimi është mase parandaluese, efikase dhe e sigurtë ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Vaksina “HPV” mund të parandalojë më shumë se 95% të kancereve të shkaktuara me Human Papilloma Virusin (HPV); siç janë Kanceri i qafës së mitres, kanceret tjera të organeve gjenitale, lythave gjenital etj.,
Vaksina HPV është efekase, është e sigurt, nuk ka ndonjë efekt anësor afatgjatë dhe jepet tek vajzat e moshës 9- 13 vjeq, është në përdorim në 126 shtete të botës.
Proçesi i vaksinimit po kryhet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të arsimit, drejtorët e shkollave fillore të komunes sonë ku me ta do të organizohet vaksinimi i të gjitha vajzave nëpër të gjitha shkollat e qytetit si dhe nëpër fshatra, pra kemi përkrahjen e plotë gjatë tërë proçesit të vaksinimit .
Ekipet e vaksinimit do të kontaktojnë Drejtorët e shkollave në vendbanimet përkatëse.
Apelojmë te prinderit që të i përgjigjën ftesës sonë për vaksinim të fëmijëve të tyre me “HPV” vaksinë për të siguruar një mirëqenie shëndetësore, për të ardhmën e fëmijëve të tyre.
Vaksinoni fëmijët tuaj .
Kanceri i qafës së mitrës munde të parandalohet .