Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj ka reaguar pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit.
Ai ka thënë se tre muaj pas vrasjes së Liridonës po i ndjekin me shqetësim “informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime”
“Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë.
Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.
Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.
Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.
Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut.