Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se ka filluar renovimi i shtatë shkollave shkruan Radio Star.
Rahimaj ka thënë se problemet e grumbulluara që shumë vite, tani ato do të eliminohen përmes kontratës që është arritur nga komuna.
Shkrimi i plotë:
Nxënës👧🧒, a jeni gati për një lajm të mirë?
✅Shumë probleme të grumbulluara me vite të tëra, do të eliminohen përmes kontratës në vlerë prej: 160,425.87€ për renovimin dhe shtimin e kabineteve në shkolla anë e kënd Kamenicës.
📝 Kjo kontratë përfshinë:
📚📍 Shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë,
📚📍 Shkollën “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin,
📚📍 Shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë,
📚📍 Shkollën “Avni Rrustemi” në Karaçevë të Epërme,
📚📍 Shkollën “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc,
📚📍 Shkollën “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme,
📚📍 Shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë,
🔧📍 Kabineti i automekanikës në Shkollën Teknike.
Ne #nukNdalemi derisa t’i bëjmë kushtet më të mira për nxënësit e Kamenicës.