Sot do të luhen tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës shkruan Radio Star.
Skuadra e FC Dritës sot luan kundër Fushë Kosovës dhe kërkon fitore për të vazhduar ecurin pozitive në kampionat.
Zekirija Ramadani ka kërkuar nga lojtarët seriozitet maksimal dhe në asnjë rastë mos të nënvlersohet skuadra e Fushë Kosovës, për shkak pozitës që ka në renditjen tabelare.
FC Drita do të ketë tri mungesa në këtë ndeshje është portjeri Florian Smakiqi, i cili është i lënduar dhe dy lojtarë mungojnë shkak suspendimet të cilët janë ndëshkuar me karton.
Ndeshja FC Fushë Kosova – FC DRITA zhvillohet sot nga ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Lipjan.