Fushë Kosova e ka tronditur Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.
Golin e fitores për “Pampurat” e shënoi Sinan Sinanoviq, në minutën e 88’.
Drita shpërdoroi një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, pasi Almir Ajzeraj, e huqi penaltinë.
Fushë Kosova pas 23 xhirove renditet në vendin e parafundit me 15 pikë, teksa Drita mbetet në vendin e tretë me 43 sosh.