Drita eliminohet në Andorrë, por humbja është edhe financiare
Drita e Gjilanit ka pësuar një nga eliminimet më të dhimbshme në aventurën e saj evropiane, pasi Inter D’Escaldes triumfoi pas ekzekutimit të penalltive dhe siguroi kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.
Eliminimi nuk përbën vetëm një goditje sportive për kampionët e Kosovës. Drita ka humbur edhe një mundësi të rëndësishme financiare, pasi me vazhdimin e garave do të mund të arkëtonte rreth 3.1 milionë euro të tjera.
Sipas përllogaritjes së shpërblimeve të UEFA-s, Drita e mbyll këtë aventurë evropiane me rreth 1.71 milionë euro të përfituara nga garat kontinentale.
Kështu, penalltitë në Andorrë nuk vendosën vetëm fatin e kualifikimit. Ato i kushtuan Dritës edhe një shumë prej miliona eurosh, duke e mbyllur një aventurë që mund të kishte sjellë të ardhura dukshëm më të mëdha për klubin.
Për kampionët e Kosovës, mbetet zhgënjimi sportiv dhe financiar pas një ndeshjeje ku gjithçka u vendos nga pika e bardhë.

