Kuvendi i Kosovës nesër (e marte) do të mbajë seancë solemne.
E vetmja pikë e rendit të ditës është shënimi i 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në njoftimin e Kuvendit, bëhet e ditur se seanca do të filloj nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.