Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me Ramush Haradinaj, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot.
Gagica përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari e rënia e Komandantit legjendar Adem Jashari, shënon kthesen më të madhe në historinë e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Në Prekazin legjendar me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Sakrifica e familjes Jashari e rënia e Komandantit legjendar Adem Jashari, shënon kthesen më të madhe në historinë e Kosovës.
Sado që vitet kalojnë, kujtimi për ngjarjet e atij marsi të përgjakshëm nuk zbehen, përkundrazi. Liria e shteti rrënjët i kanë në Prekaz e Gllogjan, tek Jasharajt e Haradinajt, në secilën familje që dha bijat dhe bijtë e tyre për lirinë e Kosovës.
Lavdi familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari!