Partneriteti Publiko Privat në Gjilan, mes Komunës dhe “Eco-Higjienës”, tash e një kohë nuk është duke funksionuar për shkak të parregullësive që janë duke ndodhur shkruan Radio Star.
Mungesa e funksionimit të partneritetit ndërmjet Komunës dhe “Eco-Higjienës” në Gjilan, pyetja nëse është kompani publike apo private mund të jetë pjesë e shqyrtimit të mëtejshëm për të kuptuar strukturën dhe përgjegjësitë e saj.
Pamundësia për funksionimin e partneritetit në Gjilan, vendimi i Kuvendit komunal për mosndryshimin e tarifës nga “Eco-Higjiena” shtrohet si një sfidë shtesë. Nevoja për përmirësime dhe transparencë në këtë marrëveshje.
Kuvendi komunal i Gjilanit, në një seancë të saj kishte marrë vendim që “Eco-Higjiena”, të mos bëjë ndryshimin e tarifës, por që vazhdon të mos zbatohet ajo.
Tani gjëja tjetër është se “Eco-Higjiena”, nuk është më kompani publike, por është kthyer në kompani private e cila është në pronësi të operatorit privat dhe se komuna e Gjilanit, nuk ka dorë në këtë ndërmarrje, poashtu kjo kompani nuk e ka përfillur asnjë vendim të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Refik Ramadani ka thënë se komuna e Gjilanit, duhet të shkëpusë kontratën me “Eco-Higjienën” dhe mos të dëmtohet nga proceset gjyqësore.
Shkrimi i plotë:
Komuna e Gjilanit urgjentisht duhet të shkepusë kontratën me Eco-Higjienen. Më në fund, mund të mos demtohet nga proceset gjyqësore. Këto janë arsyet:
Rritja e faturave për mbeturina duke mos respektuar Kuvendin Komunal në Gjilan.
Ndryshimi i statusit në ARBK, ku Kuvendi komunal ka 48% të aksioneve, ndërsa sipas marrëveshjes duhet të ketë 49%.
Ndryshimi i kapitalit të aksionarëve, ku KK Gjilan ka 1,441,177 Euro, ndërsa në statusin e ri të NPL Eco Higjiena humbin 40,000 Euro nga kapitali.
Nuk ka përmbushur planin e investimeve.
Nuk ka lejuar asnjëherë auditim të jashtëm, shkak janë shkeljet që i ka bërë.