SC Gjilani ka angazhuar në radhët e veta futbollistin 22 vjeçar Leunit Sahitaj, i cili vjen nga klubi zviceran FC Schaffhausen shkruan Radio Star.
Klubi gjilanas ka treguar se ai luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe do ti ndihmojë ekipit në pjesën e mbetur gjatë këtij sezoni.
𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.
22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.
Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese.
Zyra për shtyp
05 Mars, 2024