Policia e Kosovës njofton se një person është lënduar në vendin e tij të punës në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë.
Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, punëtori i lënduar është shtetas i Bangladeshit. Ai derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë.
Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK.
Rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/