Javën e Gruas “ Ne për Ato” në Gjilan ka vazhduar me një tryezë diskutimi me gratë ndërmarrëse me temën “Pavarësia financiare sjell barazi” me gratë e suksesshme si dhe me gratë në fillimet e tyre.
“Shkëmbim përvojash, rrjetizim, bashkëpunim si dhe përkushtim i institucioneve në përkrahje te fuqizimit të bizneseve”, ka thënë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku.
Ajo bëri të ditur se kanë vazhduar me vizita te gratë ndërmarrëse si dhe strehimores “Liria”
“Me gruan dhe për gruan, në të gjitha sfidat!”, është shprehur ajo.