Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotme portali “Nacionale’’ ka publikuar një intervistë me të pandehurin B.L. kundër të cilit Policia e Kosovës, më datë 14 Shkurt 2024 ka parashtruar kallëzim penal për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, nga neni 315 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndaj të njëjtit me aktvendim për zgjerimin e hetimeve të datës 16 Shkurt 2024, kanë filluar hetimet për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ nga neni 315 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri B.L., ka qenë i pa arritshëm nga Policia e Kosovës dhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të prokurorisë dhe policisë i njëjti ende nuk është arrestuar dhe gjendet në kërkim policor.
Për hir të korrektësisë ju informojmë se pretendimet e të akuzuarit në këtë intervistë nuk qëndrojnë, pasi ndaj të njëjtit prokuroria ka ngritur këto aktakuza:
– Më datë 01 tetor 2009 është ushtruar propozim akuzë për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 332 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPRK-së,
– Më datë 03 Mars 2010 është ushtruar propozim akuzë për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 153 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 4 të KPRK-së,
– Më datë 10 Janar 2011 është ushtruar propozim akuzë për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 153 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 4 të KPRK-së.
Prokuroria në Gjilan thotë se pretendimet ndaj prokurorit Agron Uka, nuk qëndrojnë!
Ndani këtë artikull