PDK në Gjilan, sot me kryesin e saj kanë mbajtur takimin e radhës, ku janë diskutuar tema të ndryshme shkruan Radio Star.
Më tutje PDK, në komunikatë kanë treguar se është e pashmangshëm edhe për reformën e cila që po ndodh në kuadër të degës së tyre.
Komunikata e plotë:
Nga takimi i sotëm i kryesisë së degës, shtjelluam shumë tema me rëndësi për qeverisjen lokale, e pashmangshëm edhe për reformën e shëndetshme që po ndodh në kuadër të degës sonë.
Gjilani nuk e meriton të jetë komuna më e pazhvilluar në Evropë!
Mjaft më me fjalë boshe dhe qëndrime politike mashtruese. Ta bëjmë së bashku hapin e parë, e kështu ta ndalojmë stërkeqjen që ka kapluar çdo fushë të shoqërisë në komunën tonë.
PDK është e hapur dhe mirëpret angazhimin tuaj për të kontribuar në rrugën e daljes nga kjo situatë e rëndë, dhe fillimin e ndryshimit pozitiv për interesin e secilit qytetar pa dallim.
Ne mbetemi opsioni i vetëm me kuadrot më të mira profesionale, që përpos përgatitjes shkollore kanë përvojën, energjinë, besnikërinë e vullnetin për t’i ofruar platformën më të mirë komunës sonë!