Në minutat e fundit të ndeshjes, gjyqtari dha një penalti të paqenë, gjë që u duk edhe në VAR dhe të njëjtën e mbrojti portieri i Gjilanit Bllaca, por kjo nuk i mjaftoi gjyqtarit, ngase pasi u prit penaltia, gjyqtari vendosi që t’a përsëris atë edhe pse kësaj radhe pati të drejtë, ngase Bllaca e kishte lëshuar më herët vijën. Në tentimin e dytë Hyseni ia doli që të shënojë për 2:1.
Është shumë interesant se me futjen e sistemit VAR tashti lejohet që aksioni të vazhdojë e më pas të shikohet sistemi VAR, por gjyqtari Shala mezi priti që të ketë një situatë të dyshimtë dhe menjëherë tregoi në pikën e bardhë, gjë e cila ishte e habitshme dhe për të cilën u ankuan gjilanasit.
Trajneri Gentian Mezani pas përfundimit të ndeshjes ka kritikuar ashpër gjyqtarin kryesorë Gramos Shalën, duke thënë se monstra të tillë si ky gjyqtar nuk duhen të ndajnë drejtësi kurrë. Nuk fitoj Llapi, fitoj gjyqtari. Këto lloj gjyqtarësh e prishin futbollin e Kosovës.
“E ka parë gjithë Kosova. Federata duhet të marrë masa. Këtu nuk duhet të flitet për futboll sepse e dominuam Llapin. Këtu duhet të flitet për një monstër që vendosi ndeshjen”. /kryelajmi.com/.